Përparësitë e pakos së përbashkët softuerike

  • OpenOffice.org është më shumë se një koleksion i disa veglave softverike.
  • Për dalllim nga disa programe konkurente, ky paket nuk është krijuar si koleksion i aplikacioneve të veçanta. Që nga fillimi, është dizajnuar si një pako softverike komplete për përdorim afarist.
  • Të gjitha aplikacionet kanë “pamje dhe ndjenjë“ të njëjtë, duke i bërë kështu ato të lehta për përdorim, veglat të bazuar në konceptin “mëso njëherë dhe përdore gjithkund”, si për shembull Navigatori dhe Stilisti.
  • Të njëjtat veglat përdoren në mënyrë konsistente përgjatë pakos – për shembull veglat me të cilat i përdorni në punë grafike në Writer gjenden poashtu në Impress dhe në Draw.
  • Ju nuk keni nevojë të dini se cili aplikacion është përdorur për të krijuar dokumentin e caktuar. Ju mund të zgjedhni: File > Hape, kudo nga OpenOffice.org dhe aplikacioni përkatës do të aktivizohet.
  • Të gjitha aplikacionet shfrytëzojnë “Opcione” të përbashkëta. Ju i modifikoni në njërën, dhe kjo afekton të gjitha.
  • Informatat mund të barten lehtë në mes të gjitha aplikacioneve.
  • Të gjitha aplikacionet i ruajnë të dhënat në të njëjtin standard industrial të formatit XML; me kursim të theksuar të hapësirës së diskut, krahasuar me formatet e veçanta të prodhuesve.
  • Të gjitha aplikacionet instalohen në një operacion të vetëm.
  • Të gjitha aplikacionet u nënshtrohen të njëjtit model të hapur licensues – nuk ka pagesa të fshehta tash ose në të ardhmen.

Shqip / sq

Fillimi

Programet

Përshkrimi

Writer

Calc

Impress

Base

Draw

Math

Historia

Sinergjia

Projekti

Kontributi

Shkarko

Kontakt

E-Mail lista