CALC është program për tabela kalkulese, me plot mundësi, i cili mund të ofrojë shumë informata nga numrat tuaj. Kalkuloni, analizoni dhe në mënyrë vizuele komunikoni të dhënat tuaja, shpejtë dhe lehtë. Përdorni funksionet e avancuara dhe veglat për marrje të vendimeve për të bërë analiza të të dhënave. Përdorni veglat për diagrame për të gjeneruar diagrame dy dhe tri dimenzionale.

Calc është program për tabela kalkuluese i cili ju u vjen në ndihmë, si përdoruesve fillestarë të cilët e shohin këtë aplikacion si të lehtë për përdorim dhe intuitiv; ashtu edhe përdoruesve profesionalë të cilët mund të analizojnë të dhëna të shumta dhe do të çmojnë funksionet e shumta dhe të avancuara.

Ju poashtu mund të nxjerrni të dhëna nga bazat e të dhënave të ndërmarrjes, të përmbledhni dhe manipuloni me DataPilot teknologjinë.
Formulat në gjuhë natyrore ju mundësojnë të krijoni formula duke përdorur fjalët (p.sh. “shitja-kosto”)
Menaxheri i Skenareve ju mundëson “Çka nëse...” analizat më shtypjen e butonit – p.sh. krahasimi i profitit të realizuar ndaj atij të parashikuar
Funksioni i Stilist-it ju mundëson që të aplikoni opcione të ndryshme dhe fleksibile të formatizimeve të qelizave, fushave, prapavijës duke rrotolluar në mënyrë të lehtë përmbajtjen.
Natyrisht, mund të përdorni dokumentet e krijuara me Microsoft Excel, ose mund të ruani në Excel format. Nëse dëshironi që të gjithë të shohin rezultatin e punës suaj, atëherë mund të përdorni Formatin Portabël të Dokumenteve (.pdf), pa pasur nevojë për të shpenzuar në softuer shtesë.

Shqip / sq

Fillimi

Programet

Përshkrimi

Writer

Calc

Impress

Base

Draw

Math

Historia

Sinergjia

Projekti

Kontributi

Shkarko

Kontakt

E-Mail lista