Programi për databaza (Base)

BASE - Veglat për Baza të të Dhënave ju japin të gjitha veglat që ju nevojiten për punë të përditshme me baza të të dhënave, në fomat sikurse me tabela kalkulese.
Aplikacioni për baza të dhënave të OpenOffice.org ofron të gjitha veglat që nevojiten për punë të përditshme me shënime, përbrenda një pamje të thjeshtë. Base mund të krijojë dhe editojë tabela, forma, raporte, pyetësorë dhe lidhje relacionale. Të gjitha menaxhohen brenda një fajlli të të vetëm, pra njëjtë si në databazat tjera të popullarizuara.
Base ofron shumë karakteristika të cilat janë standarde në aplikacionet për menaxhimin e databazave, siç janë mundësia për analizimin dhe editimin e relacioneve nga diagrami përkatës.
Base mund të lidhet me databaza relacionale siç janë: Microsoft Access, Oracle ose MySQL, me databaza të bazuara në fajlla siç është dBase dhe me çfarëdo databaza kompatibile me lidhësit ODBC ose JDBC. Base mbështet ANSI-92 SQL standardin.

Shqip / sq

Fillimi

Programet

Përshkrimi

Writer

Calc

Impress

Base

Draw

Math

Historia

Sinergjia

Projekti

Kontributi

Shkarko

Kontakt

E-Mail lista