OpenOffice.org ka çdo gjë që kërkohet nga një softuer për përdorim në zyrë. Përdoruesi mund të krijojë dokumente dinamike, të analizojë të dhënat, të dizajnojë prezantime tërheqëse, të përpunojë dhe dizajnojë ilustrime dhe të iu qaset bazave të të dhënave. Poashtu mund të ruajë dokumentet në Formatin Portabël të Dokumenteve (.pdf), dhe të transferojë grafikat në Flash format (.swf) – pa pasur nevojë për softuer shtesë.
Nëse përdoruesit përdorin paketet tjera softuerike për zyre, siç është Microsoft Office, ai do të ndjehet plotësisht rehat me OpenOffice.org. Megjithatë, pasi përdoruesi të jetë familjarizuar me të, do të fillojë t'i çmojë shtesat që e bëjnë jetën më të lehtë. Përdoruesit, natyrisht, mund të vazhdojnë punojnë në fajllat e vjetër të Microsoft Office pa ndonjë problem; sikurse dhe të këmbejnë fajllat me ata që përdorin Microsoft Office, duke i ruajtur në formatet përkatëse (doc, xls, ppt).

Krahasimi i OpenOffice.org me konkurrentët

Gjatë krahasimit të softverëve konkurentë merren parasysh shumë kritere. Karaktersitikat dhe mundësitë që ofrohen, gjithmonë janë pjesa më e rëndësishme, porse edhe çmimi është faktor përcaktues. Siç shihet nga tabela e mëposhtme, OpenOffice.org ka të gjitha karakteristikat që i ofrojnë pakot softeverike të popullarizuara për përdorim në zyrë.
Në tabelën vijuese janë të paraqitura komponentet kryesore të OpenOffice.org dhe pakove konkurrente, Microsoft Office 2003 dhe WordPerfect Office 12:

Funksioni

OpenOffice.org

Microsoft Office

WordPerfect Office

Tekst procesori

Writer

Word®

WordPerfect®

Tabela kalkuluese

Calc

Excel®

Quattro Pro®

Grafikë vektoriale

Draw

Nuk ka

Nuk ka

Prezentim grafik

Impress

PowerPoint®

Presentations®

Databaza

Base

Access®

Paradox®

Shqip / sq

Fillimi

Programet

Përshkrimi

Writer

Calc

Impress

Base

Draw

Math

Historia

Sinergjia

Projekti

Kontributi

Shkarko

Kontakt

E-Mail lista