Historia e OpenOffice.org

OpenOffice.org rrugëtimin e saj e ka filluar nga pakoja me emrin StarOffice, e krijuar nga kompania gjermane StarDivision. Në prill të vitit 1999, Sun Microsystem e bleu kompaninë StarDivision dhe së bashku me të edhe StarOffice.
Në korrik të vitit 2000, Sun vendosi që kodin burimor të programit ta bëjë publik dhe ta sponzorizojë zhvillimin e produktit si një program për zyrë me kod të hapur. U krijua projekti dhe Web faqja me emrin OpenOffice.org, për të qenë shtëpia e këtij produkti dhe e atyre që punonin në të. Që nga ajo kohë, njerëzit nga e gjithë bota kanë përdorë dhe përmirësuar OpenOffice.org.
Sun ende vazhdon ta shes dhe përmirësojë StarOffice pakon softuerike.

Verzioni i fundit i StarOffice është 8.0, i cili tash bazohet në kodin e OpenOffice.org.

Shqip / sq

Fillimi

Programet

Përshkrimi

Writer

Calc

Impress

Base

Draw

Math

Historia

Sinergjia

Projekti

Kontributi

Shkarko

Kontakt

E-Mail lista