WRITER është program i fuqishëm për krijimin e dokumenteve profesionale, raporteve, revistave dhe broshurave. Ju mundeni që lehtë të integroni foto dhe diagrame në dokumente. Mund të krijoni çdo gjë, prej letrave afariste deri tek libra komplet me thyerje profesionale si dhe të krijoni dhe të publikoni përmbajtje për Web.
Writer-i ka të gjitha funksionet që priten nga një tekst procesor modern. Është mjaft i thjeshtë për të shkruar shpejt një shkresë dhe mjaft i fuqishëm për të përgatitur një libër komplet, me përmbajtje, diagrame dhe tregues të indexit. Gjatë përdorimit mund të përqëndroheni vetëm në përmbajtje, përderisa Writer do të bëjë që dokumenti të duket bukur.
Auto-Piloti mund të ju udhëheqë gjatë përgatitjes së dokumenteve standarde siç janë letrat, fax dokumentet, agjendad dhe procesverbalet.
Ju mund të shtoni fjalë dhe fraza në fjalorin AutoKorrektorit. Gjatë shkrimit, AutoKompletuesi ju sugjeron fjalët më të shpeshta dhe ato të përdorura, që ju mundëson më shpejtë të përfundoni fjalët të cilat i keni filluar.
AutoFormatizuesi kujdeset për formatin e letrës, përderisa ju fokusoheni në përmbajtje.
Kornizat e tekstit dhe lidhja e tyre, ju mundëson që të përgatni revista, broshura dhe fletëpalosje, mu ashtu siç i keni paramenduar.
Writer ju mundëson që të krijoni lidhje direkte me programin për e-mail.
Poashtu ju keni mundësi që dokumentet e përgatitura t'i eksportoni si HTML për publikim në internet, ose t'i publikoni në PDF ( Adobe Formatin Portabël të Dokumenteve), që të siguroheni se lexuesit do t'i shohin dokumentet ashtu siç i keni shkruar.
Dhe natyrisht, me Writer ju jeni i lirë të përdorni formatin e Microsoft Word dokumenteve, ose të ruani dokumentet tuaja në formatin Microsoft Word, për përdorim nga personat që ende shfrytëzojnë nga produktet e Microsoft-it.
|
|